Glass cups with green tea and tea leaves isolated on white.

Rreziqet e përdorimit të suplementeve dhe mjekësisë alternative

Lucy McBride mjek internist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar për Washington Post se së fundmi kishte pranuar një paciente e cila ankohej për vjellje, dhimbje te muskujve dhe për lodhje të vazhdueshme.

“Urina e saj ishte ngjyrë e mbyllur edhe pse ajo pinte sasi të mëdha të ujit, zonja e moshës së mesme dukej e merakosur për shëndetin e saj. Testet laboratorike treguan për mosfunksionim të mirë të mëlqisë por simptomat nuk dukeshin se ishte kancer, hepatit apo sëmundje tjetër. Doli që ajo kishte një “helmim” të mëlqisë pasi që kishte konsumuar shumë çaj të gjelbërt me qëllim që të humb peshë” thotë ai.

Doktori tregon se kur pacientja ndaloi marrjen e suplementit me sugjerimin e doktorit testet e mëlçisë së saj gradualisht u normalizuan dhe ajo u ndje më mirë brenda disa javësh

“Unë e kam diskutuar çështjen e çajit jeshil në pacientë edhe më parë dhe shpesh u tregoj për pengesat në jetën reale nëse ndjeken ilaçet tradicionale, pa e përfillur shkencën “ tha ai.

Sipas doktorit në përpjekje për të qenë të shëndetshëm, pacientët lehtë mund të përfshihen në rreziqet e mundshme të mjekësisë alternative. Ai thotë se natyra ka shumë për të ofruar për  pacientët por që duhet pasur kujdes me përdorimin e suplementeve.

Doktori thotë se studimet kanë treguar se konsumimi në mase dhe i rregullt i frutave dhe perimeve, gjumi i duhur dhe ushtrimet e rregullta por edhe kalimi i kohës në natyrë kanë përfitime shëndetësore të cilat duhet kërkuar nga natyra.

Përgatiti: Paulina Nushi-Muhaxhiri