Rrëfimi i familjares: Nënës ia hoqën bombolën e oksigjenit, ia vendosën një pacienteje tjetër, nëna mbeti pa oksigjen

Në Klinikën Infektive nënës së Arta Pllanës njëra nga infermieret ia largoi oksigjenin dhe ia vendosi një pacienteje tjetër.

Arta Pllana thotë se nëna e saj mbeti pa oksigjen.

“Pacientja tjetër ka pasë nevojë për oksigjen, e kanë marrë bombolën e oksigjenit prej nanës dhe e kanë transferu tek pacientja tjetër dhe nana ka mbetë pa oksigjen”, tregon ajo në emisionin e KALLXO.com.

Tutje ajo thotë se edhe vetë është infektuar në Klinikë, pasi u lejua të qëndrojë me nënën e saj edhe pse ishte negative me COVID-19.