COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet e rreth 4,300 mostrave të testuara për COVID-19 gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 4,297 mostra të testuara gjatë 24 orëve, 64 prej tyre kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,297 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 64 raste positive”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë.