COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet e mbi 2,300 mostrave të testuara për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2, 333 mostra të testuara për COVID-19, pozitive kanë dalë 25 sosh.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.333 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 25 raste positive”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.