Receta më efikase për të zbehur rrathët e zinj poshtë syve

Regjimi ushqimor i varfër, çrregullimet hormonale, abuzimi me orët para kompjuterit dhe telefonit, lodhja, stresi, pagjumësia, intoleranca ndaj laktozës dhe drithërave, si dhe abuzimi me alkoolin janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

Ky problem estetik mund të shfaqet në çdo kohë dhe bën që një grua/vajzë të ndihet e pasigurt rreth paraqitjes së saj.

Sot do t’ju prezantojmë një recetë që ju ndihmon për të zbehur pamjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

Përbërësit: Çaj jeshil, majdanoz, ujë.

Përgatisni një filxhan çaj të gjelbër dhe lëreni të ftohet. Përdorni një lugë për të shtypur gjethet e majdazonit dhe hidhni dy lugë gjelle nga kjo erëz e freskët në filxhanin e çajit. Përziejeni mirë dhe lagni dy pambukë. Vendosini këta të fundit nën sytë tuaj dhe lërini për dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.

Lëreni që lëkura juaj të thithë lëndët dhe mineralet e çajit të gjelbër e të majdanozit.

Më pas shpërlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Për rezultate më të mira, vendosni përzierjen në frigorifer para se të përdorni./21Media