Ragip Begaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ragip Begaj shtrohet në QKUK pasi u prek nga COVID-19

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragim Begaj, është infektuar me COVID-19 dhe po qëndron i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, përmes një shkrimi në facebook.

Kilaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryetarit.

Sot në Kosovë janë shënuar 728 raste të reja me COVID-19 në nivel vendi, katër në Malishevë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miqë, të dashur qytetarë të Komunës Malishevë; sot u informova se Kryetari i Komunës Z. Ragip Begaj po qëndron i shtruar në QKUK i prekur nga Covid 19.
Unē lutem për shëndetin dhe shërimin e shpejtë të tij. Unë isha bashkë me Ragipin në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të vendit. Sot jemi opozitar në politikë por mbetemi shokë në përjetësi, sepse shumë gjëra na bashkojnë! Nga zemra i uroj shërim të shpejtë, kthim te familja dhe në drejtimin e Komunës si Kryetar i zgjedhur nga populli!

 Shërim të shpejtë miku im!