Foto: REL

QKUK jep detaje për foshnjën e lindur me dy gjini

Të hënën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë ka lindur një foshnje të cilës nuk i dihet ende gjinia.

Për këtë lindje të pazakontë për portalin RTV21.tv është prononcuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i cili tha se pacientja ka pasur një lindje normale .

“Foshnja ka lindur para kohe dhe peshon 995 gr. Pacientja ka pasur një lindje normale mirëpo tani foshnja është duke u trajtuar në repartin e Neonatologjisë dhe është diagnostifikuar me Syndroma Hyperplasia e gjëndrës mbiveshkore“, tha Ismajli.

“Që të caktohet saktë gjinia duhet të bëhet kariograni”, shtoi ai.

Për më shumë detaje rreth këtij rasti, drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, sot në orën 12:00 do të mbajë një konferencë për shtyp, të cilën do të mund ta ndiqni live edhe në portalin e RTV21./21Media