Publikohet lista e shteteve që do furnizohen me vaksinën anti-COVID, ja kur pritet që Kosova të marrë dozat e para

COVAX ka bërë publike listën e shteteve të cilët pritet të furnizohen me vaksinën anti-COVID.

Kosova është e 64-ta sipas listës dhe pritet të furnizohet deri në muajin maj 2021.

100,800 vaksina pritet të vijnë në Kosovë nga Astra – Zeneca të prodhurara nga instituti i Indisë “Serum”, bëhet e ditur nga COVAX.

Kujtojmë se vaksinat pritej të vinin në muajin shkurt, por një gjë e tillë ka dështuar pasi Ministria e Shëndetësisë dhe “Pfizer” nuk kishin arritur të bënin marrëveshje.