Produktet shtëpiake që qetësojnë djegiet nga dielli

Nga djegia e diellit vuajnë shumë njerëz, por që të paktën të qetësoni dhimbjet nga to ekzistojnë disa produkte. Lyerja e zonës së skuqur me Aloe Vera qetëson dhimbjen dhe lehtëson shërimin. Receta e dytë e rekomanduar është një përzierje në mes mjaltit dhe të bardhës së vezës e cila poashtu ndihmon në qetësimin e djegies.

Kosi dhe qumështi i ftohtë poashtu rekomandohen si produkte shtëpiake të cilat qetësojnë dhimbjen nga skuqja në diellë.

Një recetë tjetër është përdorimi i pjesëve të patates për ta lyer lëkurën e djegur me to.

Megjith recetat shtëpiake mjekët preferojnë që ju të keni kujdes gjatë rrezitjes duke u lyer me krem kundër djegies së paku çdo dy orë./RTV21