Prishtinë: Ndërhyn policia, anulohet për sot vaksinimi për grip sezonal

Mëngjesin e sotëm ka filluar dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal në nivel vendi por në Prishtinë procesi u anulua pak kohë pasi filloi.

Grumbuj njerëzish janë parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet, po për shkak të mos respektimit të masave anti- COVID Policia e Kosovës ka shpërndarë turmën e njerëzve.

Qytetarët shprehen të pakënaqur për këtë.

“Janë tu i rujt për ata t’Qeverisë’, thotë njëri nga qytetarët.

Qendra Kryesore e Mjekesise Familjare në Prishtinë.
Pritjet e gjata në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.