Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina vazhdon të prijë me raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 2.178 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 767 raste pozitive.

Komuna me më së shumti raste të reja vazhdon të jetë Prishtina. Në kryeqytet janë regjistruar 434 raste me COVID-19.

Kurse komunat e tjera janë; Gjilan 58 raste, Mitrovicë 41 raste, Gjakovë 33 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Lipjan 16 raste, Viti 14 raste, Vushtrri 13 raste, Skenderaj 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Rahovec 11 raste, Prizren 9 raste, Obiliq 8 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Pejë 4 raste, Shtime 4 raste, Dragash 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog dhe Novobërdë.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.