Insulina - Ilustrim RTK

Prishtina furnizohet me insulinë për 5 muajt e ardhshëm

Barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë prej nesër do furnizohet me insulina.

Kështu kanë njoftuar nga ana e Komunës së Prishtinës.

“Jam i lumtur të ju njoftoj se prej nesër duke filluar nga ora 11:00, do të keni mundësi të furnizoheni me Insulinë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

“Kemi siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Kallxo.com më herët ka raportuar se qytetarët e Kosovës po detyrohen të gjejnë zgjidhje jashtë kufijve për insulina pasi Ministria e Shëndetësisë nuk i kishte furnizuar komunat me këtë ilaç për diabetikë.

Në fillim të muajit qershor, komuna e Prishtinës kishte hapur thirrje urgjente për furnizim me insulina, ndërsa kontrata për blerjen e mbi 30 mijë pena të insulinës është nënshkruar gjatë ditës së sotme.

Institucionet shëndetësore në Kosovë pa insulina, qytetarët detyrohen të gjejnë zgjidhje jashtë kufijve