CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Pesë të vdekur nga COVID-19, brenda 24 orëve

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit me coronavirus në 24 orët e fundit, në mesin e tyre një 30 vjeçar nga Obiliqi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

1,587 raste të vdekjeve janë shënuar deri më tani në Kosovë.

Tutje, Instituti ka bërë të ditur se 437 raste të reja pozitive janë shënuar në 24 orët e fundit, përderisa 255 janë shëruar.

7.145 raste janë ende aktiv me coronavirus në nivel vendi.