Ilustrim

Për tre muaj mbi 29 mijë qytetarë të infektuar me COVID-19

Shqetësues mbetet ende numri i të infektuarve në nivel vendi, 17,902 qytetarë në Kosovë janë infektuar nga coronavirusi për dy muaj, janar- shkurt 2021. 8,890 raste pozitive në muajin janar dhe 9,012 në muajin shkurt, përderisa në muajin dhjetor të vitit të kaluar për një muaj nga janë infektuar 11,732 qytetarë.

Numër i lartë i të infektuarve me COVID-19 është regjistruar ditëve të fundit.
Brenda 10 ditëve u infektuan 3,880 qytetarë përderisa shifra mbi 400 u regjistruan në pesë ditët e fundit të muajit shkurt.

Vetëm gjatë muajit janar në listën e të infektuarve janë shtuar edhe 8,890 raste pozitive me SARS-CoV-2.

Fushata politike – injorimi i pandemisë

Pas fushatës politike per zgjedhjet e 14 shkurtit numri i rasteve pozitive me coronavirus në nivel vendi ka filluar të rritet.

Partitë politike në vend gjatë fushatës zgjedhore në vend e harruan pandeminë pasi që masat anti-COVID nuk u respektuan nga asnjëra prej tyre, në përjashtim të partisë FJALA.

‘Vendosni maskat, mbani higjienën, mbani distancën’ apelonin pothuajse gjithsecili prej politikanëve të cilët sot janë duke u dënuar për shkelje të këtyre masave, pasi që në tubimet e tyre janë parë me qindra qytetarë të grumbulluar, pa maskë e pa distancë.

Numri i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 mbingarkon spitalet

Pacientë të shumtë i janë drejtuar klinikave dhe spitaleve rajonale në vend për trjatim të sëmundjes ngjitëse së coronavirusit.

Nga institucionet shëndetësore në vend thuhet stafi shëndetësorë ka filluar të ngarkohet për shkak të rritjes së pacientëve të shtrirë nëpër klinika e spitale.

410 pacientë të cilët po trajtohen nëpër klinika e spitale rajonale janë duke u asistuar me oksigjenoterapi, 23 me maskë CPAP ndërsa gjashtë të tjerë në respiratorë.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Pulmologjisë, Mjekësia Intensive Qëndrore, Klinika e Pediatrisë dhe Mjekësia Sportive, janë duke trajtuar pacientë të infektuar me virusin COVID-19.

Në anën tjetër vendi, Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në vend ende nuk kanë siguruar vaksinën anti-COVID.

Kosova është i vetmi vend në rajon i pa furnizuar me vaksinën anti-COVID.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 orëve në nivel vendi janë regjistruar 467 raste pozitive me SARS-CoV-2, tetë qytetarë kanë vdekur, ndërsa 214 janë shëruar.

Edhe 12 ditë bëhen një vit që nga rasti i parë i paraqitur me COVID-19 në Kosovë, që nga atëherë e deri më tani mbi 69 mijë qytetarë janë infektuar me coronavirus, mbi 1 mijë kanë vdekur ndërsa mbi 60 mijë të tjerë janë shëruar.

Infeksioni ka prekur edhe mantelbardhët. Janë mbi 1,200 raste të mjekëve e infermierëve të prekur nga coronavirusi

Më 21 mars 2020 në Kosovë ishte shënuar rasti i parë i vdekjes si pasojë e infeksionit.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

COVID-19, numër i lartë i pacientëve në oksigjenoterapi