Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Për një ditë 10 të vdekur nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga gjithsej 1.375 të marra prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.