Pejë, shtatë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19.

“15 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin ditor të Spitalit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në komunën e Pejës dje janë regjistruar 10 raste të reja me SARS-CoV-2, ndërsa në nivel vendi janë regjistruar 80 raste të reja.

Komuna me më së shumti raste të infektimit aktualisht është Prishtina.

Rreziku nga vala e dytë, 681 raste të infektimit me COVID-19 brenda dy jave në Kosovë