Pejë, gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë  

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19, 12 janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi ndërsa prej tyre gjashtë janë në gjendje më të rëndë.

Nga rezultatet e publikuara dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se në komunën e Pejës nuk është shënuar asnjë rast i ri me coronavirus.

Në nivel vendi deri më tani janë infektuar 16 mijë e 179 persona, prej tyre 14 mijë e 335 janë shëruar ndërsa kanë vdekur 647.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka premtuar se numri i testimeve për COVID-19 në nivel vendi do të trefishohet.

Armend Zemaj: Nga sot trefishohen kapacitetet testuese për COVID-19