Pejë, gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 23 pacientë me COVID-19, prej tyre 19 pacientë janë me Oksigjeno – terapi, ndërsa gjashtë janë në gjendje më të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se dje në komunën e Pejës janë shënuar dy raste të reja të infektimit me coronavirus, përderisa në nivel vendi janë shënuar 124 raste me SARS-CoV-2, ndërsa kanë rezultuar të shëruar 49 persona të tjerë.

Në përgjithsi në vend është rritur numri i të infektuarve, aktualisht Prishtina është komuna me më së shumti raste të të infektuarve nga coronavirusi.

17 mijë e 263 persona janë infektuar nga COVID-19 në nivel vendi që nga rasti i parë i infektimit, 14 mijë e 836 janë shëruar dhe 657 kanë vdekur.