Pejë, gjashtë pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 24 pacientë me COVID-19, 18 prej tyre janë nën asistimin me oksigjeno- terapi ndërsa gjashtë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Rastet pozitive në nivel vendi kanë shënuar rritje ditëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se dje në komunën e Pejës janë regjistruar shtatë raste të infektimit me coronavirus, përderisa në nivel vendi janë regjistruar 118 raste me SARS-CoV-2 dhe janë shëruar 50 të tjerë.

Aktualisht Prishtina është komuna me më së shumti raste të infektimit.

Që nga muaji mars i këtij viti e deri më tani janë regjistruar 17 mijë e nëntë raste të infektimit, 14 mijë e 716 janë shëruar ndërsa kanë vdekur 656.