Foto: Facebook

Pejë, 24 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë duke u trajtuar 127 pacientë me COVID-19.

Nga raporti ditor i Spitalit tutje bëhet e ditur se katër pacientë janë në respirator, 87 me oksigjeno- terapi ndërsa 24 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Tutje, thuhet se brenda 24 orëve në Pejë nëntë persona janë shëruar nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka bërë të ditur se në komunë e  Pejës janë regjistruar 24 raste të reja me coronavirus, përderisa në nivel vendi u shënuan 539 raste pozitive me COVID-19.

Nga muaji mars e deri më tani në Kosovë kanë vdekur 1.016 persona si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2, përderisa u shënuan 39.596 raste me coronavirus ndërsa u shëruan 25.001 prej tyre.