Foto: Facebook

Pejë, 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali Rajonal i Pejës ka njoftuar se 117 pacientë me COVID-19 janë duke marrë tretman mjekësore, prej tyre 91 pacientë janë me oksigjeno- terapi, katër janë duke u asistuar me respiratorë, ndërsa 17 pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Tutje, në raportin ditor bëhet e ditur se brenda 24 orëve shtatë pacientë janë shëruar nga coronavirusi.

Dje në komunën e Pejës janë regjistruar tetë raste me COVID-19, përderisa në nivel vendi janë shënuar 645 persona të tjerë.

Aktualisht në nivel vendi janë 34,940 persona, 21,396 janë shëruar ndërsa 926 kanë vdekur. IKShPK dje ka njoftuar se për 24 orë kanë vdekur 12 persona si pasojë e infeksionit me pandeminë e COVID-19.