Pejë, 12 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

12 pacientë të infektuar me coronavirus janë në gjendje të rëndë.

Sot është rritur numri i pacientëve në gjendje të rëndë krahasuar me një ditë paraprake, dje kanë qenë nëntë pacientë ne gjendje të rëndë përderisa sot janë 12 të tillë.

Nga raporti ditor i spitalit regjional të Pejës tutje bëhet e ditur se 47 pacientë janë duke u trajtuar në këtë spital, 38 prej tyre janë nën asistim me Oksigjeno – terapi, ndërsa dy në maskën CPAP.

Gjithashtu është bërë e ditur se tre pacientë janë shëruar nga SARS-CoV-2 në 24 orët e fundit.

Kujtojmë se numri i rasteve pozitive me coronavirus në Kosovë është rritur javëve të fundit. Dje Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 568 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit në 24 orëve të fundit.

Rastet e reja me COVID-19 nga 2,532 mostrave të marrura në terren