Pejë, 10 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali Regjional i Pejës aktualisht është duke trajtuar 72 pacientë me COVID-19, 45 prej tyre janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi.  ndërsa 10 të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Nga njoftimi i spitalit tutje bëhet e ditur se 10 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerë janë në Respiratorë – maskë CPAP.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar se 301 persona janë infektuar me coronavirus nga 2,325 mostrave të marra nga ShSKUK, 15 nga të infektuarit ishin nga komuna e Pejës.

Rasti i parë me SARS-Cov-2 në Kosovë u shënua më 13 mars, në qytetin e Vitisë.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.