Pasojat COVID-19, vdes 29 vjeçari nga Lipjani

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë 10 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit, në mesin e tyre është edhe një 29 vjeçar nga komunë e Lipjanit.

Në fillim të pandemisë raportohej se infeksioni me coronavirus është i rrezikshëm vetëm për moshat e shtyera, por sipas njoftimeve të IKShPK-së është hedhur poshtë një raportim i tillë pasi që vdekje janë shënuar edhe në moshat e reja.

Kosova është duke luftuar me pandeminë globale COVID-19 që nga 13 marsi dhe deri më tani mbi 58 mijë persona rezultojnë të infektuar me SARS-CoV-2, ndërsa mbi 1 mijë persona kanë vdekur.

Brenda 24 orëve në nivel vendi janë shënuar 311 raste pozitive.

Në nivel global nga pandemia COVID-19 janë infektuar  mbi 99 milion persona, ndërsa mbi 2 milion prej tyre kanë vdekur.

Në Gjakovë vdes një 36 vjeçar nga COVID-19