Pamje - Banjot pa detergjente e letra higjienike në Infektivë e Pulmologji të QKUK-së

Në këtë kohë pandemie, kur bota po përballet me virusin COVID-19, njëra nga mënyrat për parandalim të virusit është mbajtja e pastërtisë personale dhe vendit ku qëndrojmë.

Nëpër klinikat e QKUK-së, aty ku po trajtohen pacientët me coronavirus nuk ka as sapun dhe as letra higjienike.

KALLXO.com të mërkurën (25.11.2020) ka qenë në njërën nga banjot e Klinikës Infektive dhe të Pulmologjisë dhe ka marrë pamje të këtyre banjove, ku shihet qartë se banjot nuk janë të furnizuara me detergjent dhe letra higjienike.

Mungesa e detergjentëve nëpër këto klinika ‘është bërë e zakonshme’ pasi që edhe në fillim të përhapjes së pandemisë në vend kishte mungesë të tillë, KALLXO.com pati raportuar për këtë.