Ilustrimi: Jeta Dobranja për Kallxo.com

OIK do të ndajë nga 1 mijë euro për familjet e infermierëve të vdekur nga COVID-19

Oda e Infermierëve të Kosovës do të ndajë nga 1000 euro për familjet e infermierëve të vdekur si pasojë e infeksionit me COVID-19.

“OIK, në shenjë ndihme dhe solidariteti me familjet e infermierëve të vdekur, me vendim të Këshillit Drejtues, ka vendosur që familjeve të infermierëve të vdekur nga Covid 19 t’iu ndajë nga 1000 euro”, thuhet në përgjigjen e OIK për KALLXO.com.

Mirëpo për të përfituar nga ky fond familjarët e infermierëve duhet të aplikojnë.

“Sipas vendimit të Këshillit Drejtues të OIK, familjarët e ngushtë të infermierëve të vdekur kanë të  drejtë për të aplikuar për t’iu ndarë mjetet nga fondi i solidaritetit”, thuhet tutje.

Tutje OIK thotë se në Kosovë ka infermierë të mjaftueshëm por një numër i lartë i tyre janë të papunë, sipas Odës, është bërë kërkesë tek Ministria e Shëndetësisë që të rritet numri i infermierëve në institucionet shëndetësore.