OECD: mungesa e ushtrimeve fizike shkaktare e numrit të lartë të vdekjeve të parakohshme në Evropë

Më shumë se një e treta e banorëve të BE-së nuk e arrijnë nivelin e ushtrimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) prej 150 minutash ushtrime të moderuara në javë, njoftoi OECD. Nëse qytetarët evropianë do t’i dëgjonin këshillat e OBSH-së, jo vetëm që do të parandaloheshin më shumë se 10,000 vdekje të parakohshme, por jetëgjatësia mesatare në BE mund të rritet me dy muaj, thotë organizata e lartcekur.

Ushtrimi i rregullt është një nga gjërat më të rëndësishme që një person mund t’i bëjë si për mendjen ashtu edhe për trupin, sipas OECD. Ushtrimi mund ta parandalojë diabetin dhe disa lloje të kancerit, ndër sëmundje të tjera.

Studimi zbuloi se 3.5 milionë raste të depresionit dhe 3.8 milionë raste të sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohen deri në vitin 2050 nëse njerëzit ushtrojnw 150 minuta në javë.

Ai zbuloi se vetëm 40 për qind e njerëzve ushtrojnë rregullisht, me dallime të mëdha midis vendeve. Ndërkohë që dy të tretat e të rriturve finlandezë ushtrojnë rregullisht, kjo shifër bie në 20 për qind në vendet e tjera.

Gratë ushtrojnë më pak se burrat, dhe kjo është veçanërisht e dukshme në grupmoshat më të reja. Rreth 73 përqind e meshkujve të moshës 15 deri në 24 vjeç ushtrojnë të paktën një herë në javë, krahasuar me vetëm 58 përqind të grave./Dnevnik.hr

Përgatiti: Nuhi Shala