Oda e Mjekëve nderon me mirënjohje mjekët dhe institucionet shëndetësore për kontributin e dhënë për COVID-19

Oda e Mjekëve të Kosovës për nder të mjekëve dhe institucioneve shëndetësore të cilat kanë kontribuar në luftën kundër COVID-19 ka ndarë mirënjohje për ta.

Duke i respektuar me një minutë heshtje të gjithë kolegët e tyre dhe qytetarët e vdekur në këtë kohë pandemia filloi ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për mjekët e pensionuar dhe për të gjithë institucionet shëndetësore kontribut dhënës gjatë pandemisë COVID-19.

“Dekoratat në këtë rast u takojnë institucioneve, punëtoreve të institucioneve tona ku kolegët tanë kanë dhënë punë dhe djersë pa shikuar se kush po na lëvdon dhe kush po na shan në këtë drejtim vendimi është marrë që këto dekorata për luftën e pandërprerë dhe të pakursimt në luftë me pandeminë të iu jepet punëtorëve të klinikave”, u shpreh kryetari i Odës, Pleurat Sejdiu.

Mantelbardhët që nga fillimi i pandemisë kanë qenë vija e parë e frontit për të trajtuar të gjithë raste me SARS-CoV-2, por fatkeqësisht infeksioni ka prekur mbi 1,210 mjekë, 18 prej tyre kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë infektuar 1,210 mjekë