Njeriu që tentoi ta paralajmëronte botën nga koronavirusi

Që nga koha kur profesori Chuang Yin-ching e kishte bërë udhëtimin faktmbledhës në Wuhan në muajin Janar, Tajvani ka regjistruar vetëm shtatë raste të vdekjes me koronavirus.

Raportet e para nga Kina lidhur me një lloj pneumonie të pazakontë në dhjetorin e vitit 2019 e kishin shqetësuar tejmase profesorin tajvanez, Chuang Yin-ching.

“Ishim shumë të kujdesshëm lidhur me këtë”, i tha ai kanalit televiziv britanik, Sky News.  

Për shkak se Tajvani është afër me Kinën gjeografkikisht, është me shumë rëndësi që ta parandalojmë sesa ta trajtojmë atë”, shton ai.

Kur kemi arritur në Wuhan në mesin e muajit Janar dhe kemi biseduar me zyrtarë kinezë atje, ky shqetësim imi u shëndrrua në një alarm. “Mendoj, se diçka nuk shkon këtu”, deklaron profesori Chuang. 

Tajvani ka sanksionuar kontrolla strikte pas udhtimit të Profesor Chuang në Wuhan të Kinës. 

“E para, ndoshta ata nuk jane të përgatitur sa duhet, apo ndoshta janëtë zënë apo dëshirojnë ta fshehin këtë gjë (informacionin). Ata nuk po i ndajnë të gjitha informacionet me neve”.

Profesor Chuan është komandant regjional i Rrjetit tajvanez për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektuese, i themeluar pas pandemisë  SARS në vitin 2003 – një pandemi me të cilën profesor Chuang ishte marrë personalisht. 

Si rezultat i këtij udhëtimi faktmbledhës, Tajvani kishte sanksionuar kontrolla të rrepta nëpër kufijtë e saj si dhe masa karantinimi. 

Përgjatë gjithë pandemisë, ky vend ka regjistruar vetëm shtatë raste të vdekjes me një popullësi prej afër 24 milionë. 

Fillimisht profesor Chang kishte hezituar për ta bërë vizitën në Wuhan. Ai dhe gruaja e tij po zhvendoseshin nga shtëpia e tyre gjatë asaj kohe.

Rastet e para të koronavirusit ishin ndërlidhur me Tregun  e Wuhanit, Kinë. 

“Shqetësohesha gjithashtu lidhur me mundësinë se do të mund të infektohesha me këtë virus dhe pastaj ta trasmetoja atë tek gruaja ime”.

Kur drejtori i përgjithshëm i Qendrës Tajvaneze për Kontrollin e Sëmundjeve, CDC, e kishte thirrur atë, megjithatë, ai pranoi, se e kishte kuptuar se për çfarë ishte fjala. 

Hapi i parë që ne duhej ndërmarrë në mënyrë që ta kontrollonim këtë pandemi të panjohur, një gjë shumë me rëndësi ishte ti dinimm detajet e kësaj pandemie fillimisht”, thotë professor Chang. 

‘Dhe, e dyta, doja të dija rrugët e transmetimit. Sepse rrugët e transmetimit janë shumë të rëndësishme për ta bërë parandalimin”. 

Pyetja më e shpeshtë e profesor Chuang ishte lidhur me transmetimin e këtij virusi nga njeriu tek njeriu. 

Tajvani ka regjistruar vetëm shtatë raste të vdekjes nga koronavirusi me një popullatë prej 24 milionë.

Gjatë asaj kohe, Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaronin se nuk kishte prova për këtë. Vetë profesor Chuang ishte skeptik ndaj kësaj.

Nga data 13 deri më 15 janar, grupi i tij, i cili gjithashtu përfshinte shkencëtarë nga Hong Kongu dhe Macau, vizitoi laboratorë dhe spitale, të cilat po udhëhiqnin zona “të ndyra” dhe “të pastra” – një shenjë e frikës mbi transmetimin njerëzor.

Pastaj, gjatë një takimi, njëri prej zyrtarvë kineze pranoi se kishte dy grupe familjesh të identifikuara rreth tregut të ushqimeve të detit prej nga ku fillimisht mendohej se ishte origjina e COVID-19.

Gruaja e një pacienti ishte infektuar edhe pse nuk e kishte vizituar atë treg.

“Pra, kjo është një e dhënë indirekte, shumë e rëndësishme e transmetimit nga njeriu në njeri”, tha Profesor Chuang.

Disa zyrtarë të rinj u përpoqën të mohonin se kishte një transmetim nga njeriu në njeri.

“Mirëpo në mendjen time, kjo do të thotë patjetër se ekziston transmetimi nga njeriu tek njeriu. Për shkak se ata u përpoqën të mohonin mundësinë e një transmetimit të tillë dhe më pas zyrtari më i lartë në këtrë takim pranoi se transmetimi i kufizuar nga njeriu tek njeri nuk mund të përjashtohet.

“Kjo nënkuptonte se pa dyshim, kjo është një sëmundje transmetimi nga njeriu në njeri”.

Qyteteti pothuajse i boshatisur i Wuhan në muajin Shkurt 2020 pas masave të bllokadës të vendosura me 23 Janar 2020.  

Ishte vetëm data  20 Janar atëherë kur Kina dhe OBSH ofruan dëshmi për transmetim të kufizuar nga njeriu te njeriu.

Tajvani nuk është pjesë e OBSH-së. Kina e sheh këtë vend si një regjion të vetin dhe përpiqet shumë që Tajvani të njihet nga organizatat ndërkombëtare.

Tajvani nuk është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH.

Tajvani, ka ndërmarrë masa bllokade akoma pa e bërë një gjë të tillë vetë OBSH. Nuk ka pritur fare një vendim nga OBSH. 

Në aeroport, Profesor Chuang u prit nga zyrtarë të CDC të cilët kishin kërkuar këshillën e tij lidhur me rregulloret e udhëtimit.

“Unë u thashë atyre jo, ne kemi nevojë për ti shtuar e jo për t’i ulur masat e kujdesit, ne duhet të bëjmë më shumë në lidhje me karantinën, në lidhje me mënyrën e parandalimit të njerëzve që vijnë nga Wuhani apo nga Kina dhe e sjellin këtë sëmundje në Tajvan”.

Të nesërmen ai dhe kolegët e tij i bënë të ditura të gjeturat e tyre gjatë një konference për media. Pastaj me datë 23 Janar, Wuhan u vu nën masa të bllokadës.

Këto masa e zunë në befasi Prof Chuang.

“Nuk mund ta imagjinoj shpejtësinë e përhapjes, një përhapje kaq e shpejt. Unë kisha njohuri se bëhej fjalë vetëm për 41 raste”.

Një vit pas raportimit të rastit të parë të Covid-19 në Kinë, akoma mbetet shumçka e panjohur për ne. Dhe, akoma kemi shumë për të bërë. 

“Për momentin njerëzit përpiqen ta bëjnë jetën e tyre normale”, thotë Profesor Chuang – “mirëpo para se ta kemi në dorë një vaksinë efektive, para se secili prej nesh ta marrë atë vaksinë, mund të bëjme vetëm një jetë gjysmë-normale”.

“Secili duhet t`i ndjek këshillat dhe të mbajë maskën, t`i pastrojë duart sa më shumë të jetë e mundur. Secili individ mban përgjegjësinë për ta mbrojtë vetën e tij”.