COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Një person i prekur me COVID-19 ka vdekur brenda 24 orëve

IKShPK në raportin ditor ka bërë të ditur se një 65 vjeçar ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e infeksionit me coronavirus.

“Numri total i rasteve pozitive është 64,519 raste nga 268,625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,545 raste të vdekjes”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se 178 persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa 267 persona të tjerë janë shëruar.

Raste e reja me COVID-19 në Kosovë