Nga nesër stafit shëndetësorë të QKUK do t’i shtohen disa infermierë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se nga nesër stafit të mantelbardhëve do t’i shtohen edhe infermierë të rinjë, të cilët kanë nënshkruar kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë, të punësuar me projektin e mbështetur nga Banka Botërore, për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Infemrierëve të rinjë mirëseardhje i uroi edhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorisë së ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Për mua, jeni shumë të mirëseardhur të çmueshëm në këtë kohë. Ne ju presim me kënaqësi. Inkuadrimi i juaj në sistemin shëndetësor është i një rëndësie të veçantë, sidomos në kohën kur po përballemi me virusin COVID-19”, tha Krasniqi.

Përveç këtyre infermierëve në këtë kohë pandemie stafit shëndetësorë në Klinikës Infektive në muajin gusht iu patën bashkangjitur edhe 12 infermierë të FSK-së të cilët qëndruan për 30 ditë nën shërbimin pacientëve të cilët kërkuan ndihmë mjekësore.

12 infermirë të FSK-së përfundojnë misionin 30 ditësh në Klinikën Infektive