Ilustrim

Nëntë infermierë dhe punonjës tjerë shëndetësorë kanë vdekur si pasojë e COVID-19

Pandemia e COVID-19 e cila u shfaqë për herë të parë në Kosovë në muajin mars të këtij viti, mori jetën e 1,062 personave në mesin e tyre edhe mjekë e infermierë.

Oda e Infermierëve të Kosovës në një përgjigje për KALLXO.com ka treguar se deri më tani në nivel vendi kanë vdekur nëntë infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë si pasojë e infeksionit me coronavirus.

“Fatkeqësisht është një numër prej 9 infermierëve dhe punonjësve tjerë shëndetësorë të cilët kanë ndërruar jetë nga Covid 19. Prej tyre, 4 kanë qenë të pensionuar kurse të tjerët kanë qenë duke punuar në institucionet shëndetësore në kohën sa janë infektuar dhe kanë ndërruar jetë”, thuhet në përgjigje.

Tutje Oda njofton se 1250 infermierë deri më tani janë infektuar me SARS-CoV-2, 1.150 janë shëruar ndërsa 100 infermierë të tjerë janë në proces të trajnimit.

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur 11 mjekë nga pandemia SARS-CoV-2.