Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Në spitalin e Pejës, katër pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë të infektuar me coronavirus, prej tyre 17 janë me oksigjeno- terapi, katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Në raportin ditor të Spitalit bëhet e ditur se tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar se 130 raste të infektimit me coronavirus janë shënuar për 24 orë, përderisa janë shëruar 71 të tjerë.

Në komunën e Pejës dje janë regjistruar katër raste të reja të infektimit me SARS-CoV-2.

17 mijë e 139 persona janë infektuar me COVID-19 në nivel vendi prej tyre 14 mijë e 787 rezultojnë të shëruar ndërsa 657 persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19