Në Kosovë nis të përdoret kamera që zbulon sëmundjet e lukthit dhe zorrëve

Kapsula endoskopike është fjala e fundit e teknologjisë në identifikimin e problemeve në organet e tretjes.

Përdorimi i kësaj teknologjie eliminon procedurën e dhimbshme të vendosjes së “zorrës-endoskopit”. Duke përdorur këtë teknologji, pacientët mjafton të gëlltitin pajisjen duke konsumuar pak ujë, ndërsa gjatë procesit nëpër të cilën kalon kapsula ajo filmon lukthin dhe zorrët në 360 shkallë.

Çka është kapsula endroskopike?

Ajo është një pajisje që e ka formën e kapsulës. Shërben për egzaminimin 360 shkallë të traktit tretës veçanësisht për zorrët e holla.

Pse cilësohet inovacion në këtë lëmi?

Kapsula e cila vjen për herë të parë në Ballkan dhe ekskluzivisht në Avicena, me doktorin e njohur Avni Haziri, është metodë egzaminuese jo invasive, pra eliminohet vendosja e “zorrës- endoskopit” në kanalin tretës.

Si përdoret?

E veçanta e kapsulës endoskopike është se gëlltitet me një gotë të ujit, njësoj sikurse kapsulat medikamenteze.

Çka duhet bërë para dhe pas marrjes së kapsulës?

Para marrjes së kapsulës duhet një përgatitje për pastrim të zorrëve. Pastrimi i zorrëve bëhet një ditë para marrrjes së kapsulës.

Pas marrjes së kapsulës, pacienti 4 orë duhet të mos konsumojë ushqim dhe pastaj është i lirë të kryej aktivitetet ditore. Ai po ashtu duhet të jetë i kujdeshëm që në momentin e jashtëqitjes ta ketë afër pajisjen speciale, e cila i jepet nga profesionistët shëndetësorë që ta bëjë kapjen e kapsules.

Se ajo është thjesht fjala e fundit e teknologjisë, e tregon fakti se ajo merr imazhe nga pjesët të cilat nuk mund të arrihen me pajisje të tjera.

Analiza ka nisur të realizohet edhe në Kosovë. Detajet i gjeni në këtë LINK.