
Foto: KALLXO.com
Në Klinikën Infektive është duke u përdorur ilaçi Remdesivirë për pacientët me COVID-19, OBSh rekomandon të mos përdoret
Ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar institucionet shëndetësore të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivirë për pacientët e infektuar me COVID-19, në klinikën Infektive në QKUK është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me këtë ilaç.
“Ne e kemi udhërrëfyesin, ne jemi duke punuar me udhërrëfyes ashtu siç është udhërrëfyesi për menaxhimin klinik të Kosovës, në momentin që vlerësohet diçka e shohim më tutje se çka do të bëjmë, por për momentin jemi duke e përdorur (Remdesivirin)”, tregon u.d. e drejtorisë së Klinikës Infektive Lindita Ajazaj – Berisha për KALLXO.com.
QKUK dhe Spitalet në Kosovë nuk janë të furnizuar me këtë ilaç, andaj qytetarët janë të detyruar të blejnë këtë ilaç i cili ka një kosto të lartë.
Pas publikimit të artikullit kosto e këtij ilaçi është liruar dukshëm dhe aktualisht është duke u shitur 50 euro.
Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë thotë se shumë shpejtë do të furnizohen me ilaçin antiviral Remdesivirë.
Përveç Klinikës për sëmundje ngjitëse, pacientë me COVID-19 është duke pranuar Pulmologjia e cila i trajton rastet e dyshimta me coronavirus, Klinika Interne e ajo e Gjinekologjisë është duke trajtuar grat shtatzëna të infektuara me coronavirus.