Ilustrim

Ndikimi negativ i rrjeteve sociale te adoleshentët

Përdorimi i mediave sociale ka një ndërlidhje me depresionin, veçanërisht te vajzat adoleshente, raporton CNN.

Hulumtimi, i botuar të martën në revistën The Lancet Child & Adolescent Health, përfshiu intervista me gati 10 mijë adoleshentë të moshës 13 dhe 16 vjeç në Angli. Studiuesit zbuluan se mediat sociale mund të dëmtojnë shëndetin mendor të vajzave duke rritur ekspozimin e tyre ndaj ngacmimeve, duke ulur numrin e orëve të gjumit dhe të ushtrimeve fizike.

“Hulumtimi jonë thotë se media sociale në vetvete nuk shkakton dëm, por që përdorimi i shpeshtë mund të prishë aktivitetet që kanë një ndikim pozitiv në shëndetin mendor siç janë gjumi dhe ushtrimet fizike, ndërsa rrit ekspozimin e të rinjve ndaj përmbajtjeve të dëmshme, veçanërisht përvojat negative të ngacmimit në internet ”, tha bashkë-autori i studimit Russell Viner.

Ndërsa Bob Patton, profesor i psikologjisë klinike në Universitetin e Surrey, tha që kjo do të thotë që të bëhet një strategji që adoleshentet të përqendrohen vetëm në zvogëlimin e përdorimit të mediave sociale, kjo mund të përdoret si një mjet për të përmirësuar mirëqenien ose shëndetin mendor.

Studiuesit zbuluan se, në të dyja gjinitë, përdorimi shumë i shpeshtë i mediave sociale shoqërohej me shqetësime më të mëdha psikologjike. Efekti ishte veçanërisht i qartë në mesin e vajzave. Sa më shpesh ata kontrollonin mediat sociale, aq më i madh ishte shqetësimi i tyre psikologjik.

Edhe studimet e tjera kanë gjetur lidhje në mes te rrjeteve sociale dhe ndikimit të tyre në shëndetin mendor, raporton CNN.

Muajin e kaluar, studiuesit në Kanada treguan se nivele më të larta të përdorimit të mediave sociale ishin të lidhura me rritjen e simptomave depresive tek adoleshentët.

Përgatiti: Paulina Nushi