Ndikimi i kivit në shëndetin e njeriut

Kivi është frut i cili ka shumë shije.

Por, shumë persona përveç shijes së tij e preferojnë atë edhe për shëndetin e tyre.

Kivi u jepet pa recetë pacientëve që vuajnë nga pagjumësia. Nëse ha kivi dy orë përpara gjumit, përmirëson ndjeshëm kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit.

Ky frut ndihmon gjithashtu edhe në kapsllëk.

Funksionimi i zorrëve do të përmirësohet dukshëm nëse hamë dy kivi në ditë.

Kivi gjithashtu duket se ndihmon funksionin imunitar.

Fëmijët e moshës parashkollore që morën pjesë në një studim dhe hëngrën çdo ditë nga një kivi të verdhë, e përgjysmuan rrezikun e prekjes nga gripi dhe ftohja, ndryshe nga ata që në vend të kivit hëngrën banane.

Megjithatë, 1 në 130 fëmijë mund të jetë alergjik ndaj kivit, duke e renditur atë si ushqimin e tretë që shkakton më shumë alergji (pas vezës dhe qumështit), kështu që kivi nuk është një frutë për të gjithë./21Media