Ilustrim

MSh vazhdon nënshkrimin e kontratave për specializantët e rinj

Nga sot e deri më 19 nëntor 494 specializantë do të nënshkruajnë kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë.

Kjo është bërë e ditur në uebfaqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kandidatët të cilët do të marrin kontratën duhet të marrin me vete kopjen e letërnjoftimit dhe të xhirollogarisë bankare.

Kontratën do të marrin specializantët e Onkologjisë, Alergologji, Patologji dhe Citodiagnostikë, Biokimi Klinike, Dermatovenerologji, Gjinekologji dhe Obstetrike , Pediatri, Kirurgji Plastike, Urologji, Ortopedi, Otorinolaringologji, Reumatologji, Kardiologji, Kardiokirurgji, Gastroeneterologji, Endokrinologji, Mjekësi ligjore, Neurologji, Nefrologji, Oftalmologji, Radilogji, Psikiatri, Neurokirurgji, Hematologji, Kirurgji orale, Paradontologji dhe mjekësi orale, Pedodonci, Semundje te dhembiet me endodoncium, Ortodonci, Protetike stomatologjike, Ortopedi, Psikiatri e fëmijëve.

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Armend Zemaj, pas katër vite hapi konkursin për specializimin e 1034 mjekëve në Kosovë.

Në kategorinë e parë do të specializohen 256 mjekë, dhjetë të tjerë mund të specializohen me vetëfinancim, ndërsa në kategorinë e dytë do të specializohen 162 mjekë nga lëmi të ndryshme, dhe 532 të tjerë mund të specializohen me vetëfinancim.

Në përgjithsi në Kosovë janë 4.578 mjekë, përderisa Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se aktualisht janë 710 mjekë të infektuar me COVID-19, 50% e tyre janë me sëmundje aktive.

Detaje të konkursit për specializimin e mjekëve