Mjekë nga Suedia, operuan 9 pacientë në QKUK

Një ekip i mjekëve nga Suedia i udhëhequr nga doktori Erkki Tarpila, nga data 23 deri më 27 shtator kanë qëndruar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, thotë QKUK.

Sipas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët suedez në bashkëpunim edhe me mjekët e klinikës së kirurgjisë plastike kanë kryer 9 operacione , një operim mikrokirurgjik, një rekonstruksion të gjirit dhe operime tjera nga lëmia e kirurgjisë rekonstruktive dhe kirurgjia e dorës.

“Ekipi i mjekëve suedez ka realizuar me dhjetëra vizita të tjera mjekësore për pacientët.Ky ekip mjekësor vjen në Kosovë për të 19 herë me radhë dhe në përbërje të tij ka tre kirurg plastik, një mikrokirurg, një kirurg të dorës dhe një infermiere” thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas QKUK-së kësaj here, ekipi nga Suedia ka sjellë edhe një VAC aparat, shumë i nevojshëm për trajtimin e plagëve kronike dhe të infektuara.

Ekipi i mjekëve nga Suedia ka premtuar se edhe në të ardhmen do të vijë për të ndihmuar pacientë e kirurgjisë plastike, e poashtu stafin mjekësor duke ndikuar në ngritjen dhe edukimin e tyre profesional.