Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja Gërvalla rezulton pozitiv me COVID-19

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se të shtunën ka marrë rezultatin e testimit.

“Të shtunën kam rezultuar të jem pozitive me Covid-19 dhe kam marrë menjëherë natyrisht të gjitha masat për t’u izoluar menjëherë dhe për të punuar nga shtëpia”, tha ajo.

Tutje Gërvalla u ka kërkuar falje të gjithë atyre që ka pasur të takohet mirëpo që këto takime është detyruar t’i anulojë.

Tutje ajo ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen sa më parë.

Sipas saj vaksinimi është në radhë të parë shprehje e solidaritetit me të moshuarit dhe të sëmurët.

“Krahasuar me valët e mëparshme të virusit, tek unë duket që vaksinat e marra të kenë ndikuar në përballimin shumë më të lehtë të kësaj vale të virusit”, ka thënë ajo.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe se 2 mijë e 243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga gjithsej 8 mijë 416 testime që janë bërë.