Ministri Zemaj tregon shifrat e specializimeve të mjekëve

280 mjekë të rinj do të fillojnë specializimin në Stomatologji si dhe 270 në Mjekësinë e Përgjithshme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar sot është duke vazhduar specializimin e mjekëve të rinj me financim.

“Një lajm i pritur një angazhim tonin si Ministri e Shëndetësisë dhe si qeveri e Republikës së Kosovës që të futen në listën e financimit përmes subvencionit 280 mjekë të rinj në lëmin specialistike në Stomatologji dhe 270 në Mjekësinë e Përgjithshme. Ky vendim është marrë me qëllim të mbështetjes dhe stimulimit të të gjithë specializantët që kanë nënshkruar kontratë me Ministrin e Shëndetësisë për shkollim specialistik nga kategoria specializanti me vetëfinancim që janë 550 të tillë”, tha Zemaj në një konferencë për media.

Mjekët e rinj të cilët priten të fillojnë shkollimin për specializim me financim nga Ministria e Shëndetësisë  falënderuan Ministrin Zemaj për mundësin e dhënë.

Kujtojmë se shkollimi për specializim të mjekëve të rinj në Kosovë ka filluar të bëhet pas tre vitesh, Më 2 maj 2020 Zemaj dha dritën e gjelbër për specializim të 661 mjekëve kështu duke vazhduar edhe me specializime të tjera.

661 mjekë specialistë në Kosovë, që nga viti 2017 nuk janë bërë specializime