Ilustrim

Miliona të vdekur, e qindra miliona të infektuar me ‘virusin e heshtur’

Nga muaji nëntor 2019 deri më tani në botë janë shënuar mbi 100 milion raste pozitive me COVID-19.

Viti 2020 do të mbetet gjatë në mendjen e gjithë qytetarëve në botë, për shkak se virusi COVID-19 infektoi miliona njerëz ndërsa miliona të tjerë kanë vdekur.

Rasti i parë në botë u shënua në qytetin Wuhan të Kinës më 17 nëntor 2019, për shkak të përhapjes së pandemisë qytetarët në Wuhan u detyruan të hynë në karantinë më 23 janar 2020.

Ndryshe, rasti i parë i infektimit me coronavirus në Kosovë, u paraqit më 13 mars 2020. Tetë  ditë pas, u shënua edhe vdekja e parë si pasojë e infeksionit.

Për dhjetë muaj në Kosovë janë regjistruar mbi 1 mijë vdekje nga COVID-19, ndërsa mbi 58 mijë qytetarë rezultojnë të infektuar.

Përhapja virusit detyroi shumë vende në botë, të mbyllin bizneset dhe të karantinohen.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër, kollitjes apo teshtitjes.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës fizike prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale, janë mënyrat më të mira për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.