Mësoni më shumë për kancerin më të shpeshtë te gratë

Kanceri i gjirit ndodh kur qelizat në gji rriten në një mënyrë të pakontrolluar dhe formojnë një tumor. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm te gratë.

Në Shtetet e Bashkuara, çdo e teta grua vuan nga kanceri i gjirit. Nëse i mësoni këto gjëra kjo mund të ndihmojë në parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin më të shpejtë.

Filloni me këto gjashtë gjëra në lidhje me kancerin e gjirit.

Njihni faktorët e rrezikshëm të kancerit të gjirit

Edhe pse burrat mund të diagnostikohen me kancer të  gjirit,  fakti i të qenit grua është faktor më i madh për rrezik. Rreziku juaj para moshës 30 vjeç është shumë i ulët. Ky rrezik rritet pas moshës 40 vjeçare, dhe  rreziku më i  madh është pas moshës 70 vjeçare. Të kesh një nënë ose motër që ka pasur kancer të gjirit rrit rrezikun që edhe ju të vuani nga kjo sëmundje.

Gjërat që mund të rrisin rrezikun janë pirja e alkoolit, fillimi i ciklit menstrual para moshës 12 vjeç, të qenit joaktiv në sport  ose të keni probleme me  mbipeshën.

Ju mund të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit

Ju nuk mund të parandaloni të gjitha rreziqet për kancerin e gjirit. Por, një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojë. Qëndroni aktiv fizikisht dhe bëni stërvitje të rregullt. Mbajeni peshën tuaj në një nivel të shëndetshëm. Hani ushqime të shëndetshme: shumë fruta, perime dhe drithëra integrale. Shmangni yndyrat jo të shëndetshme: lloji që gjendet te mishi i kuq, ushqimet e skuqura, produktet e qumështit me yndyrë të plotë, margarina dhe shumë ëmbëlsira. Kufizoni pije alkoolike gjatë ditës.

Ndiqni rekomandimet për kontrollimin e kancerit të gjirit

Skanimi është testimi për të parë se a keni kancerin e gjirit. Gjetja e kancerit sa më herët ofron mundësinë më të mirë për kurim. Mamografia është hapi i parë për të parë se a jeni diagnostifikuar me këtë sëmundje.  Këshillat se kur dhe sa shpesh gratë duhet ta kenë këtë test kanë ndryshuar disa herë në vitet e fundit. Ekziston gjithashtu një mosmarrëveshje midis ekspertëve të shëndetit në lidhje me këto udhëzime. Disa thonë që gratë me rrezik mesatar duhet të fillojnë të bëjnë mamografi në moshën 40 vjeç. Disa të tjerë thonë në moshën 45 ose 50 vjeçare. Ekspertët gjithashtu nuk pajtohen nëse gratë duhet të bëjnë mamografinë  çdo vit ose çdo dy vite. Historia juaj e shëndetit personal dhe familjar bën një ndryshim, kështu që bisedoni me mjekun tuaj dhe mësoni se çfarë është e përshtatshme për ju.

Kontrolloni gjinjtë tuaj dhe kërkoni shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit

Ekzaminimi i gjirit tuaj nuk është një zëvendësim i mamografisë. Sidoqoftë, duhet të jeni të vetëdijshëm për çdo ndryshim në gjoksin tuaj dhe të njoftoni mjekun tuaj. Simptomat e kancerit janë një gungë e fortë në gji, ndryshimet  në madhësinë ose formën e gjirit tuaj, shkarkimet e thithkave, trashje, skuqje dhe dhimbje , ndryshimet nën lëkurë.

Mënyra më e mirë për të ditur nëse diçka nuk është në rregull është të bëni vetë-kontrollime shpesh, kështu që ju e dini se si duken dhe ndjehen zakonisht gjinjtë tuaj.

Ekzistojnë shumë mundësi trajtimi për parandalimin e kancerit të gjirit

Trajtimi juaj do të varet nga lloji i kancerit që keni. Kjo varet nga koha kur ka filluar kjo sëmundje, cilat lloje të receptorëve të hormoneve ka kanceri juaj, shëndeti i juaj i përgjithshëm dhe mosha që keni. Trajtimi mund të përfshijë kirurgji, rrezatim dhe shumë lloje të ndryshme të ilaçeve që luftojnë kundër kancerin. Shumica e grave me kancer të gjirit kanë nevojë për kirurgji. Por, ka edhe shumë raste që gratë me këtë sëmundje nuk kanë pasur nevojë për operim.

Ju mund të tejkaloni kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit është akoma kanceri më i zakonshëm te gratë.  Numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit ka rënë në 25 vitet e fundit. Ky lajm i mirë është për shkak të kontrollimit   më të shpejtë, mënyrës të jetesës më të shëndetshme dhe trajtimit efektiv. Në fakt, ka gati tre milionë të mbijetuar nga kanceri i gjirit në ShBA. (Marrë nga: healthgrades.com)