Mbi 80,000 raste të prekura nga coronavirus në nivel global

Shifrat e të prekurve nga coronavirus po rriten çdo dite e më shumë, madje ajo që po konsiderohet edhe me sfiduese është edhe shpërthimi i kësaj përhapjeje në vende tjera si Koreja Jugore dhe Italia, raporton CNN.

Numri i të vdekurve është rreth 2,700 në gjithë botën.

Sa i përket Evropës, shpërthimi më i madh ka ndodhur në Itali ku shtatë persona kanë vdekur dhe mbi 220 janë infektuar.

Deri para disa ditësh virusi ishte i përqendruar më shumë në Kinë kryesisht në Provincën Hubei, por sipas mjekëve ky virus po merr shtrirje të përmasave pandemike, që do të thotë se mund të përhapet shumë shpejt nga një person te tjetri.