FOTO-Ilustrim

Masat e reja, kur mund të dalin jashtë shtëpisë personat mbi 65 vjeç?

Qeveria e Kosovës sot ka njoftuar për masat e reja anti- COVID.

Sipas këtyre masave personat mbi moshën 65 vjeç do të mund të dalin nga shtëpia përmes dy orareve, nga ora 6:00 – 10:00 dhe 16:00- 19:00.

“Personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për masat anti- COVID.

Shtrëngim të masave vazhdon nëpër zonat me rrezik të lartë, në këto zona qytetarët do të mund të lëvizin deri në ora 21:30 deri në ora 5:00.

Ndërsa, në këto zona gastronomët dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora  21:00.

Sipas vendimit, në komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, ashtu si edhe qendrat tregtare.

Qeveria miraton masat e reja, zgjatet orari i lëvizjes dhe puna e gastronomisë