Luftoi kancerin e rrallë të gjirit kur ishte shtatzënë

Jade Devis si çdo grua kishte ëndërruar momentin kur do të shtrëngonte në krah fëmijën e saj, por nuk e kishte çuar kurrë nëpër mend së gjatë kësaj kohe do të përballej më një tjetër sfidë të rëndësishme, që do e vinte përballë një zgjidhje e vështirë: jetës së saj apo foshnjës që e priste.

Mamaja 36 vjeçare nga Kalifornia u diagnostikua me një nga format më të rralla të kancerit të gjirit në mars të vitit 2019, pikërisht në fillim të tremujorit të parë të shtatzënisë.

Jade vuri re praninë e një gunge të çuditshme në gjoksin e djathtë, por nuk i kushtoi rëndësi. Kur ajo filloi të rritej dhe të bëhej më e fortë, zgjodhi të bënte një grafi.

Mjeku i saj radiolog e siguroi që gunga nuk ishte asgjë serioze dhe se me shumë gjasë i ishte shfaqur për shkak të shtatzënisë, por Jade kërkoi të bënte biopsi. Pikërisht në këtë moment jeta e saj u trondit, gruaja e re vuante nga kanceri i gjirit trefish negativ.

Sipas mjekëve, Jade nuk kishte më kohë për të humbur dhe se duhej ndërhyrë menjëherë. Ky lloj kanceri është më agresiv se ai i zakonshmi dhe duheshin shumë seanca kimioterapie, në mënyrë që ta zhduknin plotësisht.

Mjekët i këshilluan që të hiqte dorë nga shtatzënia pasi kimioterapia rriste rrezikun e defekteve të lindjes ose abortit spontan. Megjithatë ajo nuk hoqi dorë dhe zgjodhi të luftonte bashkë me të e për të. Gruaja 36 vjeçare më historinë e saj, ka prekur me qindra njerëz.

”Kur mora vesh se kisha kancer gjiri, e vetmja gjë që mendoja nuk ishte shëndeti im, por foshnja që prisja. Kisha kaluar 4 aborte spontane dhe kisha vajtur shumë, e s’doja që kjo gjë të përsëritej. Kur mjekët më këshilluan të hiqja dorë, nuk doja ta pranoja e besoja dhe vendosa të mos e ndërpres shtatzëninë. Ndihesha fajtore se mund t’i ndodhte diçka Bradley-t, por doja vetëm që ai të lindte. Kam bërë tre cikle kimioterapie gjatë dy tremujorëve të fundit. Bradley lindi më 25 korrik, kurse tani po bëhem gati të fitoj betejën e fundit”, rrëfeu ajo./21Media