Lindita Ajazaj – Berisha dorëheqet nga posti i U.D drejtoreshës së Klinikës Infektive

Ushtruesja e Detyrës së drejtoreshës së Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj – Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante.

“ShSKUK, ju konfirmon se U.D. drejtoresha e Klinikes Infektive sot ka paraqitur dorëheqjen e saj, për arsye personale”, konfirmojnë nga ShSKUK për KALLXO.com.

Kujtojmë se Valbon Krasniqi dje është zgjedhur drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, edhe pse ky konkurs u cilësua i politizuar dhe jotransparent.

Në këtë kohë pandemie Klinika infektive ka trajtuar më së shumti raste me COVID-19.

KALLXO.com ka tentuar të bisedoj me doktoreshën Lindita Ajazaj – Berisha, por nuk ka arritur ende të mësoj shkaqet e dorëheqjes së saj.

Valbon Krasniqi zgjidhet drejtor i ShSKUK-së në konkursin e politizuar dhe jotransparent