Lëngu i qepës i mirë për të penguar rënien e flokëve

Lëngu i qepës mund të përdoret për të trajtuar rënien dhe humbjen e flokëve.

Në fakt shumë tonikë për rënien e flokut kanë si bazë lëngun e qepës dhe është provuar klinikisht se funksionon kundër rënies së flokut.

Ai vepron si stimulues duke promovuar rritjen e flokëve të rinj, duke rritur qarkullimin e gjakut dhe duke e mbajtur skalpin të pastër.

Vepron gjithashtu si antiseptic.

Si ta përdorni?

Grini ose prisni imët një qepë të madhe.

Filtrojeni më pas për t’i marrë lëngun.

Aplikojeni lëngun e saj në skalpin e kokës dhe lëreni për një orë.

Qepa ka veti djegëse dhe aromë të rëndë prandaj mund të shtoni pak ujë trëndafilash në të.

Lani flokët pas një ore me shampon.

Ky trajtim mund të përdoret dy herë në javë, në varësi të faktit sa shumë ju bien flokët./21Media