Ilustrim

Konsumimi i madh i glutenit në fëmijëri, rrezik për sëmundjen e 'celiakisë'

Një lajm i keq për ata që i duan dhe i konsumojnë  shumë makaronat dhe produktet e tjera të miellit që kanë gluten është se në të ardhmen rrezikun për paraqitjen e sëmundjes së celiakisë e kanë më të lartë.

Një studim i publikuar të martën në revistën JAMA sugjeron që konsumimi i ushqimeve me gluten gjatë pesë viteve të para të jetës mund të rritë mundësinë e një fëmije për zhvillimin e sëmundjes së celiakisë, e njohur si çrregullim i tretjes.

Sipas studimit konsumimi i shumtë i glutenit shoqërohet me një rrezik të shtuar prej 6.1 përqind të  sëmundjes autoimune celiakia, raporton CNN.

Studiuesit hulumtuan më shumë se 6 mijë e 600 të porsalindur në Shtetet e Bashkuara, Finlandë, Gjermani dhe Suedi të lindur në mes të  viteve 2004 deri 2010. Të gjithë fëmijët mbartën një gjenotip të lidhur me diabetin tip 1 dhe sëmundjen e celiakisë.

Pas një periudhe vazhdimisht autorët morrën shënime për konsumimin e glutenit nga fëmijët deri në moshën 5 vjeç dhe krahasuan nivelet me sasitë e referuara të marrjes së glutenit tek fëmijët e shëndetshëm në çdo moshë.

Studiuesit gjetën se 1 mijë e 216 fëmijë gati 20 përqind të grupit që u hulumtuan zhvilluan sëmundjen autoimune të celiakisë.

Njerëzit e diagnostikuar me sëmundjen e celiakisë kur të konsumojnë gluten i dëmtojnë zorrët e holla dhe kështu edhe parandalojnë absorbimin e materieve ushqyese.

Vetë konsumi i glutenit konsiderohet të jetë faktor në zhvillimin e sëmundjes së celiakisë por sipas studimit sasia e konsumit ka rëndësi të madhe.

Qendra e Sëmundjeve  të Celiakisë në Universitetin e Chikagos rekomandon prindërit që t’a ulin konsumin e glutenit te fëmijët e tyre.

Burimi: LINK