Konsumimi i arrave lufton plakjen

Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i arrave lufton plakjen. Studiuesit nga Spanja dhe Kalifornia zbuluan se ngrënia e arrave nga të rriturit e shëndetshëm kishte pak efekt në funksionimin e tyre, ndërsa efekti më i madh ishte tek të rriturit e moshuar që pinë duhan.

Studimi ka përfshirë afërsisht 640 të moshuar, me grupin eksperimental që konsumonte arra çdo ditë për dy vjet.

Arrat përmbajnë acide yndyrore omega-3 dhe polifenole, të cilat, sipas konstatimeve të mëparshme, luftojnë stresin oksidativ dhe inflamacionin, faktorë përgjegjës për rënien e funksionit njohës.

Joan Sabate, profesor i ushqyerjes dhe epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik Universitar Loma Linda ishte i para që gjeti një rënie të kolesterolit në gjak nga konsumi i arrave./21Media